14.01.2010, Prizren
Në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit të anëtarëve të gruas zejtare dhe afariste me 14.01.2010 në ora 19.oo në lokalet e selisë së Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve në Prizren, në të cilin ishte prezent përveç tjerash edhe kryetari i SHZAP-it z.Afrim Tejeci, i cili në fillim i përshëneti të gjithë të pranishmet dhe i njoftoi për mënyrën dhe numrin e anëtarëve që do të zgjedhen në Bordin e Dep.të gruas zajtare dhe afariste. Ai përveç tjerash ceku se Bordi mund të ketë gjer 11 anëtare, dhe se pas kësaj Bordi nga rradhët e veta do të zgjedh kordinatoren, zëvendëskordinatoren dhe arkataren. Pas kësaj anëtaret e kuvendit kaluan në propozime konkrete me ç’rast edhe zgjodhën Bordin e Dep. të Gruas Afariste dhe Zejtare pran SHZAP-it.

Për anëtaret e Bordit u zgjodhën këto 11 anëtare të Kuvendit të Gruas:
1. Emele Gunga
2. Shpresa Siqeca
3. Drita Grazhda
4. Ajtene Krasniqi
5. Emine Shehu
6. Bejhane Rada
7. Florije Marseli
8. Sevime Krajku
9. Arijeta Ostrozubi
10. Diella Hashani dhe
11. Shpresa Bilurdagu


Pas zgjedhjes të gjithë të pranishmet iu uruan detyrën dhe ju dëshiruan sukses dhe punë të mbarë. Pas kësaj Bordi i posazgjedhur i Departamentit të gruas nga rradhët e veta për kordinatore zgjodhi zonjën Drita Grazhda, për zëvendëskordinatore zonjën Ajtene Krasniqi dhe për arkatare zgjodhi zonjën Shpresa Bilurdagun.